5 ushqime për trup dhe gjak të shëndetshëm

5 ushqime për trup dhe gjak të shëndetshëm

Për gjak me cilësi të lartë duhet të keni prodhim të mirë të qelizave të bardha të gjakut, qelizave të kuqe dhe trombocite. Të gjitha këto mund t’i keni nëse i konsumoni këto ushqime.
 
MËLÇIA
Mëlçia e gjedhit është e pasur me vitamina A, që ndihmojnë në përmirësimin e dukjes së lëkurës falë përbërësve me antioksidues. Por, po ashtu, shton edhe prodhimin e hemoglobinës falë përmbajtjes së saj të lartë me hekur. Sikur kjo mos të mjaftonte, posedon pak yndyrë dhe ofron acid folik.
 
VEZËT
Për aq kohë sa nuk jeni alergjikë apo nuk i toleroni vezët, gjithmonë duhet t’i përfshini në ushqimin tuaj. Janë burim i mirë për proteina, minerale dhe vitamina për gjak më të shëndetshëm. Në të kuqtë e vezës në veçanti ka lecitinë, e cila është përgjegjëse për pastrimin e yndyrës nga arteriet. Vezët ofrojnë edhe vitamina A, D dhe E, si dhe minerale, hekur, zink, selen, fosfor dhe acid folik.
 
PERIMET
Perimet janë të shkëlqyeshme për njerëzit që nuk e konsumojnë mishin, sepse ndihmojnë në ekuilibrin e marrjes së nutrienteve, pasi që përmbajnë sasi të madhe me nutrient. Por, perimet ofrojnë edhe karbohidrate, fibra, vitamina nga grupi B dhe mineralet, si hekur, magnez dhe kalium.
 
ARRAT
Megjithëse arrat përmbajnë kalori, ato ofrojnë nutrient të rëndësishme për trupin nëse konsumohen në mënyrë të moderuar. Kështu ndihmojnë për gjak më të shëndetshëm, sepse posedojnë yndyra të shëndetshme dhe aminoacide omega 3. Ofrojnë vitamina të ndryshme, kalium, magnez, fosfor, vitamina E dhe vitamina B.
 
PATATET
Patatet funksionojnë si një derivat për trupin e njeriut për të prodhuar energjinë. Janë të pasura me vitamina B, acid folik dhe minerale, si dhe ofrojnë flavonoide që veprojnë kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe ulin kolesterolin e lartë. Vitaminat B mbrojnë arteriet duke parandaluar inflamacionin e arterieve.
Burimi