“5 operacione kap dhe pastaj në Maldive”, zbardhet biseda e mjekëve të Onkologjikut
Denoncimet e pacientëve kanë zbuluar skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryeninin vizitat dhe shërbimet në klinikën private “Megis”, që ndodhej tek Astiri.
Në bisedat e zbardhura nga Prokuroria janë komunikimet në “Whatsapp” mes dy mjekëve të cilët flasin për pacientët dhe fitimet.
Përgjimet:
Mjeku X: Ami je te klinika ti, ka
Dr. Ami Rea i përgjigjet me mesazh zanor
Mjeku X: Ok ai shoku im ka mar cd ka ardh tek klinika. Me fol Me Gashin. Me e cu ne turqi. I kan bo ct dje dhe sot. Kan thirr neurokirurgun me e….
Dr. Ami Rea: Por un ia thash qe dje qe duhet te bejme nje ct re ri. Por sa ta lejoje situata, sepse nuk levizet dot kollaj si paciente me kupton
Mjeku X; Normal qe nuk lëviz.
Dr. Ami Rea: Mund ta sqaroah dhe
Mjeku X: E kam sqaru. Po ndryshe kur flet me ty nga afer, Se ate dit kane qene te hutuar
Dr. Ai Rea: Ok! Ngaqe un nuk jam gjithe kohen aty, dhe cdo dite ndërrohen mjeket
Mjeku X: Kape shteengoje mondin nxirt leket thuaj! nanahahahahaha
Dr. Ami Rea: Me majen e gishtit me hedh tutje ai. Si buldozer eshte! Aman mere njeher ate
Dr. Ami Rea: Ku eshte Se mbeta pz jam e vdekme. Me 2 ore gjume
Mjeku X: Sa takoj tomin. Po e sjell aty
Dr. Ami Rea: Erdhi? O shoku, ata jane ngatërruar, se nuk e kane kuptuar mire turin
Mjeku X: Kap pushimet e tjera tani. Shih naj Tajlandë
Dr. Ami Rea: Këtu një vit! Po pse jo
Mjeku X: Hë me se nuk shkon shumë , 1500 euro, 5 operacione kap brenda javës ti. Hahahaha ca llogarie.
Dr.Ami Rea: Kirurg më di ti mua. Ku e ke bërë matematikën ti vëlla. 5×5 sa bëjnë?
Mjeku X: hahahaha llogarita 300 euro operacionin, jo 500
Mjeku X: Për një javë bëhesh për Maldive ti atëhere
***
Lexo edhe:
Skandali në QSUNT/ Pacientët me kancer nuk mjekoheshin, por detyroheshin të shkonin të privati – 8 masa sigurie
“Nëna është mirë, por ka nevojë për kimio… Operacioni 2 700 € te privati”/ Si mashtroheshin pacientët nga mjekët e Onkologjikut
Burimi