4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për më tepër kanë veti të jashtëzakoshme për trupin tonë. Në këtë artikull do ju sjellim disa nga ushqimet që janë të bollshme këtë stinë dhe që ia vlen t’i vendosim në tryezën tonë.
Asparagus
Mbreti i pranverës është Aasparagus, na ofron pak kalori, vitaminë A dhe acid folik, që ndihmon ndër të tjera në përthithjen e hekurit. Duhet të shmangim konsumimin e tyre me produkte qumështi dhe duhet t’i spërkasim me limon të freskët dhe vaj ulliri ose të bëjmë një sallatë me perime të tjera të stinës.
Panxhari
I pasur me vitaminë B, e cila nuk gjendet lehtë në ushqim, panxhari është një burim i shkëlqyer energjie dhe acidi folik.
Qepët
Qepa redukton yndyrën e trupit duke përshpejtuar metabolizmin. Pranvera është stina e saj, ndaj ne e përfitojmë duke e futur në sallata të freskëta.
Qershia
Një burim i pasur me antioksidantë, qershitë ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe janë shumë të ulëta në kalori. Përveç kësaj, duke qenë se ka lloje të ndryshme qershish, ato u japin larmi ushqimeve tona të përditshme.
Burimi