3 hapa efikase për të mbrojtur flokët në sezonin veror
Shqetësimi i shumë personave gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës, me siguri është si të mbrojnë nga dielli flokët e lyer. Rrezet e nxehta të diellit mund të dëmtojnë flokët tuaj, e aq më tepër kur ato janë të lyer, ndaj ndiqni tre hapat e mëposhtëm, për t’i patur flokët tuaj sa më të shëndetshëm.
Hapi i parë lidhet me mbrojtjen e flokëve ndaj diellit. Përdorni “spray” kundër diellit që të krijoni një barrierë ndaj rrezeve të tij të nxehta. Këto produkte zakonisht janë një kombinim vajrash që shpesh përmbajnë vaj nga arra e kokosit. Ato do ta mbajnë flokun tuaj shumë të shëndetshëm.
Hapi i dytë për mbrojtur flokët tuaj të lyer, lidhet me vendosjen e një “spray” në to. Përdorni një produkt që është pikërisht për mbrojtjen e pigmentit të flokëve. Vendoseni atë në skalp e deri te fundi i flokëve tuaj. Megjithatë, mos e teproni me përdorimin.
Për të mbrojtur ngjyrën e flokëve tuaj të lyer ju duhet të ndiqni hapin e tretë gjithashtu. Pra ju duhet të lani flokët sa më shpejt të mundeni pasi keni notuar në det apo pishinë. Klori apo uji i kripur nuk do të arrijë ta dëmtojë flokun tuaj në këtë mënyrë, dhe ju do të keni flokë të shëndetshëm dhe të shndritshëm.
Burimi