15 zakone që do e bëjnë lëkurën tuaj të shkëlqejë

15 zakone që do e bëjnë lëkurën tuaj të shkëlqejë

Pavarësisht se themi shpesh që bukuria është relative, apo se “nuk ka gra të shëmtuara”, kujdesi për veten dhe disiplina janë të domosdoshme në çdo moshë.
Kujdesi për lëkurën nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e kremrave më të mirë hidratues apo seancat e pastrimit të saj, por edhe me disa zakone të vogla që duhet t’i përfshijmë në rutinën tonë.
Gjithçka fillon me bazën, hidratimi. Pirja e ujit e bën lëkurën tuaj të shkëlqejë pasi largon të gjitha toksinat. Heqja e grimit, mos shkoni asnjëherë në krevat pa pastruar çdo grimcë të make up-it.
Kërkoni produkte me acid hialuronik ose glicerinë, të cilat njihen për vetitë e tyre hidratuese. Mbrojtja nga dielli është e panegociueshme. Kjo pasi rrezet e diellit shkaktojnë dëme të pariparueshme në lëkurë duke përshpejtuar plakjen dhe rritur rrezikun e prekjes nga kanceri. Dhe sigurisht dieta e shëndetshme! Ajo që konsumoni, reflektohet direkt në lëkurën tuaj. Ushqimet e pasura me antioksidantë, vitamina C dhe E dhe acide yndyrore omega-3 janë idealet për një lëkurë të pastër.
Nëse i realizoni këto hapa çdo ditë, tregoni se sa shumë e doni veten tuaj:
Zgjimi herët në mëngjes
Pi ujë të vakët kur e ke stomakun bosh.
Sa më shumë ujë! 8 gota në ditë do të ishte perfektja.
Duhen konsumuar kryesisht fruta dhe perime.
Mos harroni, një mollë ditë është mëse e nevojshme.
Reduktoni marrjen e tepërt të mishit
Ushtrimet fizike
Një kujdes për lëkurën me produkte cilësore nuk është kurrë i tepërt.
Mbrojtje e mirë kundër rrezeve të diellit
Sigurohu të fshish grimin para gjumit, kështu shmanget krijimi i poreve dhe problemeve në lëkurë
Kur lani fytyrën, kini kujdes me temperaturën e ujit. Nuk duhet as shumë i nxehtë, as i ftohtë akull!
2-3 ditë në javë, një maskë për fytyrën
Mos e prek shpesh fytyrën!
Duhet të hani mëngjes rregullisht.
Ah, mos harroni pushimet!!
Burimi