Gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, Rama: Kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari

Gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, Rama: Kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari

Gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës pas 30 vitesh po vijojnë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër. Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga puna e arkeologëve në kalanë e Gjirokastrës duke shtuar se zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V-VI pas Kr.). ”Zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V-VI pas Kr.). Punimet gjithashtu kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari pranë tij dhe poashtu, janë zbuluar objekte...