Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gënjeu në CV dhe përdori fondet e fushatës për botox dhe jetë luksoze/ Ish-kongresmeni republikan George Santos dënohet me 7 vite burg
👁7466
Ish-kongresmeni republikan, George Santos, është dënuar me më shumë se shtatë vjet burg. 36-vjeçari u deklarua fajtor për akuzat federale në gjykatën e Nju Jorkut gushtin e kaluar. Prokurorët kishin kërkuar 87 muaj mbi shtatë vjet burg, ndërsa avokatët e Santos kishin kërkuar që ai të vuante dy vjet, dënimin minimal për vjedhje të rëndë identiteti. Dënimi shënon hapin e fundit në rënien e politikanit nga Nju Jorku, i cili u përjashtua nga Kongresi pasi ai gënjeu për prejardhjen e tij dhe keqpërdori fondet e fushatës për të financuar stilin e jetës së tij. Qeveria federale pretendoi se Santos ka...