Gazetarët e pyesin se çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa bërthamore!

Gazetarët e pyesin se çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa bërthamore!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se çfarë po bënte atje. “Raketa bërthamore”, tha ai, duke imituar lëshimin e një arme me krahun e tij. Trump ishte i shoqëruar nga truprojat dhe persona të tjerë të stafit, përfshirë James McCrery, arkitektin e projektit të sallës së vallëzimit të Shtëpisë së Bardhë prej 200 milionë dollarësh, informon media. Duke iu referuar këtij projekti, ai tha gjithashtu: “Është thjesht një mënyrë tjetër për të shpenzuar paratë e mia për vendin”. Shëtitja zgjati rreth 20 minuta. Është e mundur që Trump të ketë në mendje ndryshime të tjera arkitekturore për Shtëpinë e Bardhë.