Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Gazetar pa pagë, demokraci pa zë”/ RTK nuk i alokohet buxheti, punonjësit në protestë: Mos na fikni zërin publik
Foto ilustruese PRISHTINË- “Gazetar pa pagë, demokraci pa zë”, “Buxhet për RTK-në – jo heshtje për të vërtetën”, “Mos na e fikni zërin publik”, ishin vetëm disa nga mesazhet që u panë në protestën e organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës para Qeverisë së Kosovës më 6 gusht. Më shumë se 700 punonjës të transmetuesit të vetëm publik në Kosovë kanë mbetur pa paga për muajin korrik, për shkak se RTK-së nuk i është alokuar pjesa e dytë e buxhetit për këtë vit. Buxheti vjetor i RTK-së kap vlerën e 8.9 milionë eurove. Kriza financiare në RTK është shkaktuar për shkak të moskonsitituimit të Kuvendit të Kosovës dhe mungesës së themelimit të Komisionit parlamentar për buxhet, ka thënë më herët transmetuesi publik....