Zjarret në vend: Përkeqësohen vatrat e zjarrit në Elbasan dhe Shëngjin

Zjarret në vend: Përkeqësohen vatrat e zjarrit në Elbasan dhe Shëngjin

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve aktive në vend gjatë 24 orëve të fundit. Në njoftim bëhet me dije se 30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar. 
Në fushën e mbetjeve në Vlorë flakët vijojnë ende, ndërsa në malin e Shëngjinit gjendja e zjarrit është përkeqësuar sërish për shkak të erës që fryn.
Aktive gjithashtu janë vatrat në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejes, në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xhathe, i cili dje mori përmasa të menjëhershme si pasojë e erës së fortë.
Ndërkohë një vatër zjarri e përmasave është aktivizuar në malet e Zavalinës në Elbasan.
Mësohet se për vendosjen e tij nën kontroll është e vështirë për shkak të terrenit të malor.
Ndërkohë përveç zjarrfikësve, në lëvizje për shuarjen e flakëve janë vënë edhe forcat e ushtrisë dhe emergjenca civile.
Ndërsa një vatra e zjarrit te masivi i pishave në lagjen Gërhot të Gjirokastrës është përkeqësuar.
Mësohet se vatra e zjarrit po përhapet me shpejtësi masive, për shkak të ndihmës nga era. 
Zjarri po përhapet në drejtimin verior, duke rrezikuar djegien e qindrave hektarë me pisha. 
Vijonë të jenë aktive flakët e zjarrit në fshatin Mal në Shëngjin të Lezhës.
Mësohet se situata është përkeqësuar ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar dhe banesat.
Gjithashtu bëhet me dije se era po favorizon përhapjen e flakëve të cilat kanë arritur deri në zonën e Ranës së Hedhun.
Po ashtu bëhet me dije se për të vënë situatën nën kontroll, është dhe kërkuar ndërhyrje nga ajri.
i.b./dita
Burimi