![Zgjedhjet në Bashkinë Himarë, KQZ cakton një monitorues për 36 qendrat e votimit](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/zgjedhjet-ne-bashkine-himare-kqz-cakton-nje-monitorues-per-36-qendrat-e-votimit_669500aabc6c6.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Zgjedhjet në Bashkinë Himarë, KQZ cakton një monitorues për 36 qendrat e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shqyrtuar sot projektvendimin për caktimin e numrit të monitoruesve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024.
Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, KQZ ka caktuar një monitorues për zgjedhjet më 4 gusht në bashkinë Himarë, e cila ka 36 qendra votimi.
“Ideja është për të pasur një monitorues, për të caktuar një monitorues për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, data 4 gusht 2024. Vendosim sipas këtij propozimi”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celbashi.
Kujtojmë se Presidenti Bajram Begaj, caktoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e kryetarit të zgjedhur, Fredi Beleri, i cili është dënuar me dy vite burg për blerje votash.
j.l./ dita
Burimi