Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, PS padit KQZ-në, ja arsyeja

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, PS padit KQZ-në, ja arsyeja

Partia Socialiste e Shqipërisë ka paditur në Gjykatën Adminsitrative të Tiranës, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi pak ditë më parë Komisioni Rregullator në KQZ nuk miratoi disa afate proceduriale për zgjedhjet e pjesshme në Himarë që do mbahen më 4 gusht.
Me anë të një njoftimi, Gjykata thotë sot do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë padinë.
Objekti i ankimit është “Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.
Njoftimi për mediat:
Në datën 15.07.2024 ora 12:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr.3 Regj.Themeltar Dt.12.07.2024 Regjistrimi, me:
PADITËSE:  Partia Socialiste e Shqipërisë.
I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
OBJEKTI:  – Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.
– Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.
Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi:
“Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndyshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Regullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).
 
j.l./ dita
Burimi