Zgjedhjet 2025, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët

Zgjedhjet 2025, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët

Partia Socialiste në fushatën elektorale 2025 do të përfshijë edhe të gjithë kryetarët e Bashkive të zgjedhur nën logon e kësaj force politike.
Kështu, kryeministri Edi Rama ka planifikuar që të martën, të zhvillojë një takim me 15 drejtuesit politik të qarqeve dhe kryetarët e Bashkive socialiste.
Ky takim do të jetë organizativ, ku Rama do të japë porositë e tij për bashkërendimin e punëve mes drejtuesve politikë dhe kryebashkiakëve.
Takimi do të nisë ditën e nesërme në orën 14:00 në Pallatin e Kongreseve.
Burimi