Zelensky: Duam armë dhe garanci nga NATO përpara se të nisim negociatat me Moskën

Zelensky: Duam armë dhe garanci nga NATO përpara se të nisim negociatat me Moskën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë dhe garanci sigurie nga NATO, përpara fillimit të mundshëm të negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund luftës që nisi në shkurt të vitit 2022.
Dekalarata e Zelenskyt erdhi pas takimit që ai zhvilloi me kreun e ri të të diplomasicë të BE-së, Kaja Kals dhe presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, të cilët kryen një vizitë simbolike në mbështetje të Kievit, në ditën e parë të mandatit të tyre.
Udhëtimi i tyre vjen në një periudhë kur tensionet midis Moskës dhe Perëndimit janë të larta, pas sulmeve të Ukrainës në territorin rus me raketa amerikane dhe britanike dhe lëshimit të një rakete eksperimentale hipersonike dhe kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga ana e Rusisë.
Ndërsa thirrjet për negociata me Moskën bëhen gjithnjë e më shumë, përfshirë edhe nga aleatët e Kievit, Zelensky tha se vendi i tij ka nevojë për “armë, duke përfshirë një numër të mjaftueshëm armësh me rreze të gjatë të llojeve të ndryshme”.
Përveç kësaj, ai iu referua nevojës për një “hap përpara me NATO-n”.
“Ftesa e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n është e nevojshme për mbijetesën tonë”, theksoi ai, ndërsa Moska pohon se e nisi pushtimin e saj kryesisht për të bllokuar një afrim midis Kievit dhe NATO-s.
Presidenti ukrainas tha se ka ende kohë që SHBA të bindë qytetarët “mosbesues” në Evropë se Ukraina duhet të marrë ftesë për t’u anëtarësuar në NATO .
Gjatë konferencës për shtyp në Kiev ai vuri në dukje se çdo ftesë për t’u anëtarësuar në Aleancë duhet të zbatohet në të gjithë territorin ukrainas, por pranoi se çadra mbrojtëse e NATO-s nuk mund të zbatohet në territoret e pushtuara të Ukrainës për derisa lufta vazhdon.
“Kur t’i kemi të gjitha këto elemente dhe të jemi të fortë, do të përcaktojmë (…) axhendën me vrasësit”, theksoi Volodymyr Zelensky.
 
j.l./ dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente