Zbardhen detaje nga vrasja e çiftit shqiptar në SHBA, dyshohet se…

Zbardhen detaje nga vrasja e çiftit shqiptar në SHBA, dyshohet se…

Detaje të rënda janë zbardhur në lidhje me vrasjen e një çifti shqiptar në Florida të SHBA-së.
Sipas mediave të huaja, një burrë dhe një grua u gjetën të vdekur në një apartament luksoz në katin e 45-të.
Policia mori njoftimin rreth mesnatës të së mërkurën, pas aktivizimit të teknologjisë ShotSpotter dhe telefonatave të shumta në 911, ku raportohej për të shtëna në një prej ndërtesave të kompleksit luksoz “The Beach Club”. Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, ata gjetën një burrë dhe një grua pa shenja jete, me plagë të shumta nga arma e zjarrit.
Viktimat janë Pajtim Krasniqi, 34 vjeç dhe partnerja e tij, Sabrina Krasniqi 27 vjeçe.
Hetuesit thanë se Sabrina e qëlloi burrin e saj disa herë përpara se t’i jepte fund edhe vetes.
Lidhur me këtë tragjedi, ka reaguar edhe vetë motra e Pajtimit, Albana përmes një postimi në rrjete sociale të shkruar në gjuhën angleze.
Motra e të ndjerit e ka akuzuar kunatën e saj, për këtë vrasje macabre.
“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, shkroi motra e viktimës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku raportohet se janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna me armë zjarri të njëpasnjëshme. Pas të shtënave, policia dhe hetuesit lokalizuan viktimat në ballkonin e apartamentit, një burrë i shtrirë me fytyrë poshtë dhe një grua në shpinë.
Pamjet nga hetimi treguan pellgje gjaku dhe vrima plumbash në derën rrëshqitëse të ballkonit. Ndërtesa luksoze, e njohur për masat e saj të rrepta të sigurisë, është tronditur nga kjo tragjedi që duket të jetë një incident i izoluar.
Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të vrasjes së dyfishtë.
i.b./dita 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente