VIDEO: Prifti i Elbasanit kapet me një mashkull, dalin bisedat, reagon Kisha Orthodhokse

VIDEO: Prifti i Elbasanit kapet me një mashkull, dalin bisedat, reagon Kisha Orthodhokse

Një bisedë mes dy meshkujve të cilët po organizohen për një takim intim mes tyre, nuk do të kishte asgjë për tu çuditur, nëse njëri nga ata nuk do të ishte klerik. At Nikolla Xhufka, një nga më të njohurit nga publiku, i cili predikon moral çdo ditë të javës në rrjete sociale dhe në media.
Prifti i vetëshpallur At Nikolla Xhufka është përfshirë në një episod të turpshëm që bënte fjalë për raport intim me dy personave të së njëjtës gjini.
Edhe përse nuk ndodhi, prifti pati biseda me personin e infiltruar nga emisioni investigativ “Piranjat”, duke shprehur gatishmërinë për të shkuar më tej në kryerjen e marrëdhënies seksuale. Këto biseda ndodhin gjatë kohës që At Nikolla Xhufka mban veshur veladonin.
Veç këtij fakti, një diskutim tjetër që hapet nisur nga ky rast, është tek hipokrizia e një personi, i cili një ditë, si klerik i qëndron besnik dogmave të fesë përfshi edhe dënimit me forcë të homoseksualitetit, ndërsa një ditë tjetër planifikon takime intime dhe orgji meshkujsh.
Për aq kohë sa është një prift, edhe përse i vetëshpallur, At Nikolla Xhufka nuk mund të linte mënjanë rregullat strikte që duhet të zbatojë për sa kohë ka të veshur veladonin e priftit.
Prifti ortodoks nga Elbasani, i cili në fakt nuk njihet si i tillë nga kisha Autoqefale shqiptare, ka fituar popullaritet për qëndrimet e tij kundër kryepeshkopit Janullatos, duke e mveshur personalitetin e tij  me simbole patriotike, dhe duke u kthyer në një lloj heroi për nacionalistët.
Por ndonjëherë Heronjtë kanë edhe anën e tyre të fshehtë, madje në rastin konkret, disi të ekzagjeruar, me biseda ku shprehen hapur dëshirat homoseksuale.

Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas pamjeve të publikuara mbrëmjen e shkuar në emisionin “Piranjat” ku prifti At Nikolla Xhufka, nga Elbasani, u shfaq teksa flirtonte me një mashkull në biseda virtuale dhe live duke shkuar dhe në kërkesë për raport intim. Në reagimin e Kishës Othodhokse Autoqefale të Shqipërisë thuhet se Xhufka nuk përfaqëson Komunitetin Orthodhoks.
Po ashtu në ragimin e kishës thuhet se ai prej kohësh është vetshpallur si klerik orthodhoks duke dizinformuar opinionin publik dhe duke cënuar imazhin Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Sipas kishës, Nikolla Xhufka ka paraqitur një precedent që cënon rëndë institucionet zyrtare fetare dhe deri në cënimin e sigurisë kombëtare duke u mbështetur nga disa individë që vetëm interesit të Shqipërise nuk i shërbejnë.
Reagimi:
Nisur nga një video e shfaqur në emisionin “Piranjat” në TV “SYRI” ku shfaqet shtetasi i vetshpallur klerik i njohur mediatikisht me emrin Nikolla Xhufka, por zyrtarisht me emrin Niko Bllazhde, Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë sqaron opinionin publik që z. Nikolla Xhufka nuk përfaqëson Komunitetin Orthodhoks.
Ai prej kohësh i vetshpallur si klerik orthodhoks duke dizinformuar opinionin publik dhe duke cënuar imazhin Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe duke paraqitur një precedent që cënon rëndë institucionet zyrtare fetare dhe deri në cënimin e sigurisë kombëtare duke u mbështetur nga disa individë që vetëm interesit të Shqipërise nuk i shërbejnë.

Edhe Prifti Nikolla Xhufka ka reaguar për ngjarjen.
Prifti e ka cilësuar ‘montazh’, kamerën e fshehtë ndaj tij, teksa pretendon se është vënë në qendër të sulmeve dhe kurtheve nga Kishat serbe, greke dhe ruse, për shkak se sipas tij, ka guxuar të denoncojë uzurpimin e Kishës shqiptare nga Greqia dhe të Kishave të Kosovës nga Serbia.

j.l./ dita 
Burimi