![VIDEO: Pandeli Majkon nuk e mbajnë nervat, shtyn me forcë mikrofonat e gazetarëve](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/video-pandeli-majkon-nuk-e-mbajne-nervat-shtyn-me-force-mikrofonat-e-gazetareve_66e2b3c054a36.png-730x440-lajmidites.com.webp)
VIDEO: Pandeli Majkon nuk e mbajnë nervat, shtyn me forcë mikrofonat e gazetarëve
👁1151
Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko në hyrje të parlamentit u ndalua për t’u marrë në pyetje nga gazetarët. Deputeti nuk reagoi aspak mirë në momentin kur u pyet nëse ndihej i rrezikuar për të kandiduar në listë të hapur në qarkun e Kukësit.
Sapo dëgjoi pyetjen Majko reagoi ashpër ndaj gazetarëve duke shtyrë mikrofonat me forcë. Pas kësaj deputeti nxitoi të largohej dhe të futej në parlament.
Pyetje: Zoti Majko ndihen të rrezikuar për të kandiduar në listë të hapur në qarkun e Kukësit?
Pyetje: Ju si drejtues politik, duke iu referuar 2020 mund të rrezikoni zgjedhjen deputet
Majko: Të lutem tani
Gazetarja: E para mos shtyni, keni të drejtën mos të përgjigjeni
Gazetari: Jeni të inatosur me zgjedhjen e kryeministrit Rama?
Burimi