VIDEO: Bardhi publikon spotin e protestës së 7 tetorit

VIDEO: Bardhi publikon spotin e protestës së 7 tetorit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar spotin e protestës kombëtare të opozitës që do të zhvillohet më 7 tetor, në orën 18:00.
Bardhi krahas videos shkruan se të hënën marshohet drejt Tiranës, sipas tij për të treguar “se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!”
Postimi i Bardhit: 
Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.
Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!
Grupi Parlamentar i PD-së vendosi mbajtjen e kësaj e proteste pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji. Po ashtu me burgosjen e tij, opozita njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën, duke rikthyer kështu kaosin në jetën parlamentare.

j.l./ dita
Burimi