Vendimi për mandatin e Belerit, reagojnë mediat greke: Protothema: Lëvizja e re provokuese u bë nga KQZ
Mediat greke kanë shkruar lidhur me vendimin e KQZ për shpalljen të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të Himaerës, Fredi Belerit.
Protothema shkruan se KQZ bëri lëvizjen e re “provokuese” sot lidhur me mandatin e Belerit. Më poshtë në artikull janë cituar fjaën e Belerit i cili ishte po ashtu i pranishëm në sallë, ku tha “siç më lanë të vij sot këtu, mund të më linin të shkoja të bëja betimin si kryetar i Bashkisë së Himarës, por nuk e bënë.”
“Autoritetet në Shqipëri kanë proceduar me shkarkimin e Fredi Belerit nga posti i kryebashkiakut të Himarës. Lëvizja e re provokuese është bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten lidhur me mandatin e Fredi Belerit.
Jashtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u lejua të merrte pjesë, eurodeputeti tashmë i zgjedhur Fredi Beleri deklaroi se “siç më lanë të vij sot këtu, mund të më linin të shkoja të bëja betimin si kryetar i Bashkisë së Himarës, por nuk e bënë.”
Ai u zgjodh në krye të bashkisë së Himarës më 14 maj, por dy ditë para rezultateve u arrestua. Fredi Beleri u zgjodh në 14 maj 2023 në krye të bashkisë së Himarës, por dy ditë para rezultateve u arrestua për blerje votash, një akuzë e pavërtetë në gjykatë, e cila megjithatë e shpalli fajtor.”, shkruhet në artikullin e medias greke.
i.b/dita
Burimi