UEFA pranon ofertën që Shqipëria dhe Serbia të bashkëorganizojnë Kampionatin Europian U-21 në 2027-ën
Serbia dhe Shqipëria do të bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian të U-21 për meshkuj në vitin 2027 në një projekt futbolli që synon të kapërcejë tensionet politike.
UEFA tha të enjten se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut. Belgjika dhe Turqia kishin shprehur interes më herët për procesin e tenderimit të planifikuar për t’u vendosur në një takim të 16 dhjetorit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s.
Federatat serbe dhe shqiptare të futbollit u bashkuan në maj për të planifikuar organizimin e turneut me 16 ekipe që luhet çdo dy vjet, i cili ka nevojë për tetë stadiume për të pritur 31 ndeshje.
Udhëheqësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është nënkryetar i UEFA-s, i tha Associated Press në maj se “është një projekt 100% futbollistik” me “një mesazh shumë të mirë politik që ne mund ta përcjellim”.
Plani i Dukës për të bashkëorganizuar turneun ka ngjallur pakënaqësi të mëdha si në Shqipëri dhe më tepër në Kosovë. Shqiptarët e Kosovës dhe veçanërisht ata që janë pjesë e sportit të futbollit e kanë parë këtë si një gjest anti-patriotik.
i.b./dita
Burimi