U bë virale me elozhet ndaj Ramës, nënkryetarja e Asamblesë së PS hyn në qeveri

U bë virale me elozhet ndaj Ramës, nënkryetarja e Asamblesë së PS hyn në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka emëruar në pozicionin e zëvendësministres së Turizmit, Ilva Gjuzin. Kjo e fundit është prezantuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë të PS-së si nënkryetare e Asamblesë.
Gjuzi u promovua edhe në media, ndërsa u përball në disa replika me ish-kandidatin e opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.
Ajo tha se Këlliçi ishte aq kandidat i dobët sa do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar ajo.
Gjuzi u bë virale gjatë një interviste tjetër televizive pasi i bëri elozhe kryeministrit Rama.
“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”, tha Ilva Guzi duke u bërë menjëherë virale.
Ilva Gjuzi ka deklaruar në daljet e saj në TV se i është bashkuar Partisë Socialiste, për vizionin që PS ka për Shqipërinë.
Ajo tha se ka mbaruar studimet për Arkitekturë në Kembrixh dhe se përvojën ndërkombëtare dhe se dëshiron të kontribuojë për vendin tonë.
Përpos Ilva Gjuzit, në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar disa zëvendësministra të rinj. Blerta Rama është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ndërkaq, Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u lirua nga kjo detyrë dhe është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ndërsa, Silda Çepe është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Sofjan Jaupaj u emërua zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
 
j.l./ dita
Burimi