Tre aksidente brenda pak orësh, policia: Plagosen gjashtë persona

Tre aksidente brenda pak orësh, policia: Plagosen gjashtë persona

Tre aksidente janë shënuar në pak orë në qarkun e Elbasanit, ndërsa 6 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre një fëmijë dhe dy të moshuar.
Policia njoftoi sot se arrestoi në flagrancë 71-vjeçarin V. B., 71 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., 33 vjeç.
“Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë në këto automjete, të cilët janë në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Ngjarja e dytë ndodhi në fshatin Pishaj, Gramsh, ku automjeti me drejtues E. Sh., 40 vjeç, ka përplasur këmbësorin e moshuar Y. K., 69 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa në aksin rrugor Elbasan-Peqin, automjeti me drejtues S. V., 24 vjeçe, ka aksidentuar lehtë një 14-vjeçar, këmbësor.
“Me drejtuesit e automjeteve, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave të aksidenteve”, njoftoi policia.
i.b./dita
Burimi