“Të largojmë llumin”, Rama: Bord kombëtar për të monitoruar të drejtën e informimit
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën e Gjashtë për të “Drejtën e Informimit”, tha se ka ardhur koha që të krijohet një bord kombëtar, me pjesëmarrjen e shumë aktorëve, me qëllim që me punën dhe koordinimin e përbashkët, të garantohet e drejta për informim ndaj kujtdo, i cili kërkon të dijë rreth vendimmarrjes publike dhe që nuk futen tek informacionet e klasifikuara si “top sekret”.
Ai theksoi se në pjesën më të madhe vërehet se “nuk ka një vetëdije” nga administrata për dhënien e informacionit në kohë reale.
Kjo qasje sipas Ramës çon më pas në uljen e besimit qytetar dhe krijimin e shtigjeve për dezinformim.
“Është koha që ne të krijojmë një bord kombëtar me pjesëmarrjen patjetër të qeverisë, pushtetit vendor, me Komisionerin Publik, me Avokaten e Popullit, dhe sigurisht edhe me agjenci të tjera, agjencinë për Dialog dhe Qeverisje që mund të luajë një rol në këtë pjesë, për të pasur një plan të përbashkët pune jo për gjë tjetër, për të monitoruar këtë proces, pra sigurinë e të drejtës së informimit. Në pjesën më të madhe problemi është se nuk ka një vetëdije për dhënien e informacionit në kohë reale dhe kjo gërryen besimin e qytetarëve, kjo hap shtretër të tërë lumenjsh për llumin e dezinformimit”, tha ai.
j.l./ dita
Burimi