“Të jesh mirë…”, Gazmend Bardhi i shkruan Dumanit dhe amerikanëve: “Më erdhën mesazhe nga një i vdekur…”

“Të jesh mirë…”, Gazmend Bardhi i shkruan Dumanit dhe amerikanëve: “Më erdhën mesazhe nga një i vdekur…”

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pretendon se ka një përpjekje kriminale për ta intimiduar atë përmes dokumentave të falsifikuar.
Madje kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka vënë në dijeni SPAK, por edhe trupin Diplomatik.
Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin “Signal”, ku sipas tij “sajohen ngjarje” dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar.
Mesazhet e implikojnë Bardhin në lidhje me krimin e organizuar.
Por Bardhi thotë se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qendrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht në SPAK.

j.l./ dita
Burimi