SPAK merr të pandehur dhe dërgon për gjykim deputetin e PD, Asllan Dogjani

SPAK merr të pandehur dhe dërgon për gjykim deputetin e PD, Asllan Dogjani

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur dhe ka dërguar për gjykim deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.
Sipas raportimeve, Dogjani akuzohet nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.
Pas hetimit pasuror, SPAK ka dërguar dosjen në GJKKO, ku gjyqtarja Rudina Palloj do të vendosë në seancë paraprake nëse kalon ose jo për gjykim.
Deputeti është paraqitur disa herë në SPAK, ku deklaronte se ishte për kallëzimin që ka bërë lidhur me vjedhjen e pronës publike në Tiranë, vjedhje kjo që sipas tij është bërë në bashkëpunim me Kadastrën.
 
j.l./ dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente