SPAK merr në dorë hetimet për vrasjen e Klaudio Prendit, dyshime për grup të strukturuar kriminal

SPAK merr në dorë hetimet për vrasjen e Klaudio Prendit, dyshime për grup të strukturuar kriminal

Vrasja e 27-vjeçarit Klaudio Prendi do t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme.
Raportohet se SPAK do të marrë në dorë dosjen e ekzekutimit të 27-vjeçarit, që u vra në një atentat në kryqëzimin e zonës së xhamllikut në Tiranë në orët e para të 19 Nëntorit.
Dyshohet se autorët e vrasjes së Prendit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Klaudio Prendi u ekzekutua me silenciator sapo hyri në makinën e tij pasi doli nga një lokal.
Automjeti i autorëve ju afrua paralel makinës së viktimës dhe prej andej u qëllua disa herë me armë.
Pasi kryen ekzekutimin, autorët u larguan në drejtim të zonës së Xhamllikut, për të dalë më pas në Unazën e Madhe e më tej në Farkë, aty ku dogjën makinën së bashku me armën tip pistoletë me silenciator.
i.b./dita
Burimi