Skandali tek Onkologjiku, Manja: Ata banditë do të ndëshkohen!
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me skandalin e djeshëm te Onkologjiku duke thënë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se ata do të ndëshkohen.
Manja tha se disa banditë nuk mund të njollosin bluzat e bardha që çdo ditë u shërbejnë qytetarëve në të gjitha zonat. Ai shtoi se edhe në rrafshin administrativ ka pasur një hetim të thelluar dhe në 2023 është ndëshkuar një punonjëse.
“Neveri dhe ndëshkim për këdo që njollos shëndetësinë. Ata do të ndëshkohen, por disa banditë nuk mund të njollosin bluzat e bardha që çdo ditë u shërbejnë qytetarëve në të gjitha zonat. Do marrim masat që tha kolegia, por edhe në rrafshin administrativ ka pasur një hetim të thelluar, në 2023 është ndëshkuar një punonjëse. Në janar-korrik 2023 ka pasur një plan masash për hetim administrativ tek Nënë Tereza me synon Onkologjikun. Qeveria mbështet maksimalisht bluzat e bardha, por nuk lejon banditët me bluza të bardha të njollosin sistemin”, tha ai.
j.l./ dita
Burimi