SHBA: Mbështesim me vendosmëri SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë

SHBA: Mbështesim me vendosmëri SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështetjen e për institucionet e drejtësisë. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, thotë se qëndron krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.
Ambasada shton se së bashku me përfaqësues nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Shtetit (OPDAT), Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të SPAK-ut.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Së fundmi, OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për strukturën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shkodër.
Së bashku me përfaqësues nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Shtetit (OPDAT), Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të SPAK-ut”, shkruan ambasada e SHBA.

i.b./dita
Burimi