Seanca plenare nis me përplasje dhe tension, deputetet e opozitës bëjnë grumbull karriget dhe u vënë flakën
👁448
Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës plenare. Seanca ka nisur me tensione ndërsa opozita ka bllokuar foltoren.
Gjithashtu deputetët e PD-së kanë hedhur sende në drejtim të maxhorancës. Gjithashtu deputetët e PD-së janë përplasur edhe me gardën e Kuvendit.
Pasi hodhën sende të forta në Kuvend, kanë nxjerrë jashtë godinës karriget e tyre dhe i kanë bërë grumbull në shkallët e Parlamentit, duke i vënë më pas flakën.
Siç shihet edhe nga pamjet, demokratët bënë grumbull karriget në shkallët e Parlamentit dhe i vunë zjarrin.
i.b./dita
Burimi