
Salianji shkon për t’u vetëdorëzuar në polici: Do takohemi shpejt
Deputeti demokrat Ervin Salianji është nisur për te Drejtoria e Policisë së Tiranës, për t’u vetëdorëzuar dhe nisur vuajtjen e dënimit me burg.
Pasi doli nga selia blu, Salianji foli për gazetarët duke falënderuar ata që e kanë mbështetur. Ai u tha gazetarëve “do të shihemi shpejt”, teksa u nis për t’u vetëdorëzuar.
“Do të shkoj të vetëdorëzohem në polici pas këtij komunikimi. E vërteta do të triumfojë. I falënderoj të gjithë për mbështetjen, nuk kam thirrur protestë por do i takoj të gjithë mbështetësit aty. Ju falënderoj shumë dhe do takohem shpejt”, tha Salianji.
Salianji do të vuajë dënimin me një vit burg, në IEVP-në e Fierit.
Salianji u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës, për “kallëzim të rremë”, lidhur me denoncimin e audiopërgjimit të njohur si “Babale”, ku pretendoi se ishte vëllai i Fatmir Xhafajt, Geron Xhafaj.
Burimi