Salianji nuk është më deputet! Spiropali: Të njoftohet KQZ për vakancën e mandatit

Salianji nuk është më deputet! Spiropali: Të njoftohet KQZ për vakancën e mandatit

Seanca e sotme plenare ka nisur tensione pas vendimit të Gjykatës së Apelit (26 shtator) për të lënë në fuqi dënimin e Shkallës së Parë me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.
Kryetrarja e këtij Kuvendi, Elisa Spiropali njoftoi sot ndërprerjen e mandatit të demokratit dhe kërkoi që të njoftohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vakancën e krijuar. Edhe pse opozita kërkoi që të mblidhej Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, për shkak se vendimi ishte i formës së prerë, mandati i Salianjit u ndërpre automatikisht.
Spiropali: Pasi mora opinionin e shërbimi legjislativ, sqaroj se rregullorja e Kuvendit nuk parashikon mbledhjen e Këshillit për rregulloren e mandatit dhe deputetit në rast kur mandati i deputetit mbaron për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë. Sa më sipër njoftoj vakancën e krijuar për shkak të zbatimit të vendimit penal të formës së prerë ndaj zotit Ervin Salianji dhe të bëhet njoftimi përkatës pranë KQZ.
i.b./dita
Burimi