Salianji do vetëdorëzohet sot, demokratët thërrasin protestë para policisë

Salianji do vetëdorëzohet sot, demokratët thërrasin protestë para policisë

Deputeti demokrat Ervin Salianji pritet të vetëdorëzohet në polici sot në orën 16:45.
Sakaq, militantët demokratë kanë bërë thirrje për t’u mbledhur para ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të protestuar për atë që e quajnë si vendim politik të gjykatës për burgosjen e Salianjit.
Salianji u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës, për “kallëzim të rremë”, lidhur me denoncimin e audiopërgjimit të njohur si “Babale”, ku pretendoi se ishte vëllai i Fatmir Xhafajt, Geron Xhafaj.
Salianji pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.
Mesazhet e PD-së për protestë para Drejtorisë së Policisë:
Pershendetje!
Sot ne ora 16:45 deputeti i PD z.Salianji praraqitet prane drejtorise te policise Tirane (M.Shyri) ju lutem per pjesmarrje maksimale njoftoni ke te mundeni.
***
Përshëndetje, të nderuar miq, ju bëj me dije këtë lajm urgjent.
Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji.
Goditja që I bëhet Salianit është goditje që I bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Burimi