Sali Berisha i revoltuar pas daljes nga SPAK: 500 faqe mashtrime, mashtrime!

Sali Berisha i revoltuar pas daljes nga SPAK: 500 faqe mashtrime, mashtrime!

Sali Berisha është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për veprën penale “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”, në lidhje me dosjen “Partizani”.
Pas daljes nga SPAK, ish-kryeministri deklaroi se është “i pandehur” për ato që i konsideroi “500 faqe me mashtrime, mashtrime dhe mashtrime”.
“Dy gjëra: deklarova se kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi. E dyta, vizitova pjesën muzeale të “SKAPI”-it, ku gjendej ora 400 600 euro me diamante dhuratë e Edi Ramës, gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjet që nuk i bëri; gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Sule Çelës; gjendeshin horra që shkojna nga gjykatësi në gjykatës duke i bërë forma të neveritshme presioni për t’i mbajtur peng ata; gjendeshin dokumentat nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra që i ruante Dumani në kasafortë; gjendeshin 300 milionë euro të sterilizatorëve të Ramës e Beqajt; gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit; gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës dhe Al Alabarit… Kjo është pra organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë”, tha Berisha.
Në fund, pas këmbënguljes së gazetarëve, Berisha pranoi: “Jam i pandehur. Më akuzojnë për 500 faqe mashtrime, mashtrime dhe mashtrime. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdim i një hakmarrje politike dhe për mua nuk ndryshon asgjë”.

j.l./ dita
Burimi