Rritet paga për psikologët e shkollave dhe punonjësit socialë

Rritet paga për psikologët e shkollave dhe punonjësit socialë

Pagat e psikologëve dhe punonjësve socialë  në shkolla do të rriten, duke e çuar pagën mesatare mbi 900 euro në muaj për këtë kategori.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim që zhvilloi me punonjësit social dhe psikologët në shkollat e Tiranës, u shpreh: “Rritja e pagës për ju është një rritje vërtetë e konsiderueshme, mesatarisht është një rritje me mbi 23 mijë lekë të reja, që e çon pagën e një punonjësi social apo psikologu me një eksperiencë 15-vjeçare në mbi 90 mijë lekë të reja”.
Krahas rritjes së pagave të mësuesve, rritje kanë edhe pagat e punonjësve psiko-socialë pranë shkollave.
Manastirliu shtoi: “Roli juaj në shkolla është një rol i pazëvendësueshëm, një rol që do vijojë të fuqizohet, pikë së pari për t’i siguruar nxënësve tanë një mbështetje psiko-sociale të duhur, për të fuqizuar instrumentat e parandalimit për fenomenet të cilat janë të dëmshme, të cilat duhen parandaluar në kohë. Jeni të rëndësishëm për strukturat e nxënësve, aq sa jeni edhe për mësuesit. Për mësuesit që hyjnë për herë të parë në sistemin arsimor ju bëni vlerësimin psiko-social të tyre dhe po ashtu ju do të jeni pjesë e këshillimit përgjatë gjithë karrierës së mësuesit në shkollë dhe këshillimit të mësuesit në rastet e rivlerësimeve psiko-sociale, të cilat jemi duke punuar për t’i përfshirë në paketë gjithëpërfshirëse”.
 
j.l./ dita
Burimi