Roberta Metsola rizgjidhet presidente e PE-së, Rama: Shqipëria pret të vijojë punën për forcimin e raporteve me BE-në
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rizgjedhjen e Roberta Metsolës si presidente e Parlamentit Evropian. Rama thotë se pret me padurim që të vazhdojë të punojë ngushtë me Metsolën për të forcuar marrëdhëniet me BE-në dhe mbështetur vlerat përbashkëta evropiane
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rizgjedhjen e Roberta Metsolës si presidente e Parlamentit Evropian.
Për kreun e qeverisë rizgjedhjen e Metsolës, është një lajm i mirë për rajonin tonë dhe për Shqipërinë. Rama thotë se pret me padurim që të vazhdojë të punojë ngushtë me Metsolën për të forcuar marrëdhëniet me BE-në dhe mbështetur vlerat e përbashkëta evropiane.
“Urime të ngrohta për Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Rikonfirmimi i besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me një votim të jashtëzakonshëm prej 562 votash është një dëshmi e lidershipit të saj të besueshëm, energjisë dhe vizionit në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në këto kohë sfiduese për të gjithë“
i.b./dita
Burimi