Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen, bllokohet rruga e re Korçë-Ersekë
Juglindja e vendit është përfshire nga reshje të shumta dëbore. Trashësia e saj në lartësitë mbi 800 metra ka arritur nga 15-30 cm, në majë të Bigllës në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë.
Gjatë gjithë natës më shumë se 15 mjete borëpastruese kanë punuar për të mbajtur të hapura akset rrugore Korçë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, Kamenicë – Ersekë, Zëmblak – Dogana e Gorices se Madhe.
Burime zyrtare pranë Autoritetit rajonal Rrugor bëjnë të ditur se rruga e re nga Maja e Qafë Qarrit deri në hyrje të Ersekës është e bllokuar. E gjithë kjo situatë është krijuar, sipas të njëjtit burim, për shkak të mos mbylljes së procedurave për marrjen në mirëmbajtje nga ana e firmave kontraktore të rrugës së re që lidh Korçën me Ersekën, ndaj për këtë autoritetet rrugore i kërkojnë drejtuesve të mjeteve të përdorin aksin e vjetër pasi është i kalueshëm pa probleme, rrugë e cila mirëmbahet nga firma kontraktore.
Pas reshjeve të shumta të dëborës paraqiten probleme me furnizimin me energji elektrike në fshatrat e njësive administrative Vithkuq e Lekas në bashkinë e Korçës, Dardhas në bashkinë e Pogradecit e Leskovik në bashkinë e Kolonjës. Grupe të OSSHE janë në terren për të rikthyer energjinë elektrike.
j.l./ dita
Burimi