Rënia e nivelit të futbollit shqiptar, tifozët injorojnë edhe derbin, ja sa ishin të pranishëm në stadium
👁1806
Numri i tifozëve në “Arenën Kombëtare” në derbi zyrtarisht ishte 9500, çka shënjon rekordin më negativ ndonjëherë që nga viti 2019, kur kjo ndeshje është luajtur në këtë stadium.
Këto shifra tek i gjithë opinioni sportiv dhe vetë protagonistët e asaj ndeshjeje nuk ngjallin gjë tjetër veçse zhgënjim dhe keqardhje sesi futbolli ynë po injorohet çdo ditë e më shumë nga tifozët. Nga ana tjetër, të gjithë duhet të pranojmë se kampionati ynë në vitet e fundit njeh vetëm rënie.
Klubet kanë probleme të mëdha me financat dhe çdo vit punojnë për të ulur shpenzimet më shumë se për të rritur cilësinë. Lojtarët me peshë janë të predispozuar të vijnë në Superiore vetëm kur nuk kanë asnjë opsion tjetër, përfshirë edhe Kosovë a Maqedoni.
i.b./dita
Burimi