Refuzohet interpelanca e kërkuar nga PD me Ramën. “O gore ça ke”, debate të ashpra mes Bardhit dhe Braçes

Refuzohet interpelanca e kërkuar nga PD me Ramën. “O gore ça ke”, debate të ashpra mes Bardhit dhe Braçes

Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare. • Kryetarja e Parlamentit pas nderimit të shkrimtarit më pas njoftoi se është refuzuar interpelanca e kërkuar nga PD me kryeministrin Edi Rama për gjeneralin e shërbimit sekret në Rumani.
Rrëzimi i interpelancës së kërkuar nga grupi i PD-së me kryeministrin Edi Rama ka shkaktuar debate të forta në seancë plenare.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në foltore kërkoi llogari lidhur me lidhjet e Ramës me Florian Coldean, gjeneralin e shërbimit sekret rumun të përfshirë në skandal në Rumani.
Gjatë replikave mes Bardhit dhe deputetit Erion Braçe, u përdor edhe një gjuhë e ashpër mes tyre.
Braçe ndërpreu Bardhi teksa ai po kërkonte zhvillimin e interpelancës me kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me Florian Coldean.
Gjatë debatit, Braçe ka përdorur fjalë të rënda ofenduese ndaj Bardhit.
Në seancë pritet të mos mungojnë debatet, pasi do të zhvillohet edhe interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiun për skandalin te Onkologjiku.
Interpelanca është kërkuar me urgjencë nga ana e deputetëve të opozitës, ndërsa ministrja do të përgjigjet lidhur me skandalin, ku mjekë dhe infermierë detyronin pacientët me kancer që të kuroheshin drejt klinikave private.
Interpelancë për këtë çështje është kërkuar dhe nga deputeti Arbi Agalliu i grupit Basha.
DEBATI:
Erion Braçe: Na plasi trapi çfarë thua ti
Gaz Bardhi: Çfarë ke ti mo? Gore çfarë ke? Gore çfarë ke?
Erion Braçe: Mbylle gojën kurvë muti! Mbylle gojën kurvë
Gaz Bardhi: Gore, ça ke?
Erion Braçe: Pusho, o kçrvë, o qelbësire.
Lindita Nikolla: Z. Bardhi të tërheq vëmendjen për ofendimin që sapo bëre
Gaz Bardhi: Mbyll gojën ti, mos guxo të më ndërhysh mua kur jam duke folur
Braçe flet nga vendi, por nuk dëgjohet
Gaz Bardhi: Mbaj vendin tënd aty, mos ndërhy. Mos fol fare, zëdhënës i krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërhyr ti. Ti vrave njerëz, ti vrave një njeri në derën e SPAK, ti vrare dje një qytetar ti dhe qeveria jote që nuk ndërhyni për kreditët e këqija të qyetarëve i keni lënë rrugëve.

j.l./ dita
Burimi