Rama: Shumë shpejt nis ndërtimi i resortit të parë të skive në Korçë, me investitorë austriakë

Rama: Shumë shpejt nis ndërtimi i resortit të parë të skive në Korçë, me investitorë austriakë

Në episodin e parë të sezonit të tretë të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama zbuloi projektin për ndërtimin e resortit të parë të skive në Korçë.
Ai njoftoi se një grup investitorësh seriozë nga Austria janë të përfshirë në këtë projekt, ndërsa arkitektët janë po ashtu austriakë, autorë të disa prej resorteve më të famshme në Austri dhe Zvicër.
“Së shpejti me ndihmën e Zotit, se nuk merret vesh çfarë ndodh të nesërmen në këtë jetë, por së shpejti do të nisim resortin e parë të skive në zonën e Korçës. Është një projekt fantastik nga një grup investitorësh shumë seriozë nga Austria. Arkitektët janë austriakë, autorët e resorteve më të famshme të Austrisë e Zvicrës.
Ky do të jetë resporti i parë i skive. Synimi i qeverisë është që Shqipëria të kthehet në një vend turistik dhe për sezonin e dimrit”, u shpreh Rama.
i.b./dita
Burimi