Rama: Përfaqësia jonë në BE do të rritet në numër e në ekspertizë, kush duhet të aplikojë

Rama: Përfaqësia jonë në BE do të rritet në numër e në ekspertizë, kush duhet të aplikojë

Kryeministri Edi Rama e ka bërë thirrje për të gjithë diplomatët dhe profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare që të aplikojnë për të qenë pjesë e misionit të Shqipërisë në Bruksel.
Rama ka publikuar një videomesazh të zv.kryenegociatores me BE, Adea Pirdeni, e cila thotë se Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për këta profesionistë  brenda apo jashtë vendit. Përfaqësia jonë në Bruksel, thotë Rama, do të rritet në numër e në ekspertizë.
“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen publike për të gjithë diplomatët e profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend apo ata jashtë vendit, të cilët janë angazhuar me institucione ndërkombëtare, për të aplikuar dhe konkurruar për t’u bërë pjesë e #TeamAlbania4EU në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, ku përfaqësia jonë do të rritet në numër e në ekspertizë, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan Rama.

 
j.l./ dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente