Rama: Kuvendi, një udhëkryq ku të gjitha forcat duhet të japin llogari, në BE të gjithë jo vetëm qeveria
Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për çështjet dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE.
Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se në këtë proces të Shqipërisë drejt BE të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria.
Ai shtoi se pika e takimit të pushteteve të tjera duhet të jetë Kuvendi, i cili sipas tij, duhet të kërkojë llogari për detyrat në këtë proces kyç të vendit.
Rama: Ne nuk shkojmë si qeveria e Shqipërisë, por si një front institucionesh, që përfaqësojnë tre pushtete. Që në marrëdhënie me njëri tjetrin kanë hapësira komunikimi, por kanë edhe kufi, sepse janë të pavaruar.
Koordinimi i këtij fronti dhe ecja në mënyrë uniformë përsa i përket performancës në raport me negociatat, e të gjithë institucioneve mund të garantohet në Kuvend bëhet një udhëkryq ku të gjitha forcat që veprojnë dhe ndërveprojnë në emër të shtetit pikëtakohen dhe të gjitha këto forca mund të japin llogari sepse mund t’ju kërkohet llogari.
Nëse përparon qeveria dhe jo një x institucion, strukturë që nuk është nën urdhrat e qeverisë, cili është instrumenti që ky institucion të vihet përballë përgjegjësisë publike dhe patriotike për të dhënë llogari.
Askush dhe askund përveç se në Kuvend. Përfshirja e një mase kaq domethënëse, përmes botës akademike, rrjeteve të shoqërisë civile dhe mediave është garanci për të nxjerrë maksimumin e mendimit intelektual dhe të cilësisë në qasjen tonë ndaj problematikave.
i.b./dita
Burimi