PS miraton udhërrëfyesin për integrimin në BE, opozita bojkoton Komisionet
E njëjta qasje edhe në ditën e tretë të bojkotit të jetës parlamentare nga e gjithë opozita e kryesuar nga Partia Demokratike.
E vetme Partia Socialiste miratoi udhërrëfyesin për funksionimin e institucioneve demokratike në konferencën e kryetarëve.
Dokumenti që përbën një pike të rëndësishme për procesin anëtarsues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian kaloi pa asnjë diskutim dhe menjëherë u hodh për konsulim publik.
Të gjitha institucionet dhe grupet e interesit kanë 20 ditë kohë për të bërë komentet dhe sugjerimet e tyre para se “udhërrëfyesi” t’i nënshtrohet diskutimit parlamentar.
E gjithë opozita mungoi edhe në komisionin hetimor për sterilizimin dhe Check–up, që ajo vetë e drejton.
Edhe pse për ngritjen e këtij komisioni hetimor, opozita bëri një beteje parlamentare dhe ligjore me shumicën socialiste në vjeshtën e vitit të kaluar , ajo e bojkoti atë, duke e lënë në dorën e socialistëve pyetjen e dëshmitarëve të rradhës.
E njëjta pamje edhe në nënkomisionin për përzhgjedhjen e anëtarëve të rinj për anëtarët në dy këshillat e lartë, atë gjyqësor dhe të prokurorisë.
Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj në KLGJ dhe KLP është kundërshtuar nga opozita, kryesisht për skualifikimin e padrejtë nga lista e kandidatëve me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.
i.b./dita
Burimi