![Protestuesit e opozitës hedhin molotov para Bashkisë së Tiranës](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/protestuesit-e-opozites-hedhin-molotov-para-bashkise-se-tiranes_667630233fb47.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Protestuesit e opozitës hedhin molotov para Bashkisë së Tiranës
👁576
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë dalë sot në protestën e 13-të para Bashkisë së Tiranës.
Situata është tensionuar, kur para godinës është hedhur molotov, ndërsa Policia ka rrethuar godinën e Bashkisë.
Këtë herë policia ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik Bashkinë.
Anëtari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha se protesta nuk do të ndalet derisa të largohet kryetari i bashkisë.
j.l./ dita
Burimi