Protestë në aksin Thumanë-Kashar, banorët e zonës bllokojnë rrugën
Banorë të zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish sot. Në protestë banorët kërkojnë që të kenë akses në autostradën e sapoinauguruar. Ndërkohë mësohet se protestuesit përveçse kanë bllokuar qarkullimin për automjetet janë përplasur edhe me efektivët e policisë.
Mësohet gjithashtu se autoritetet kanë përdorur edhe spraj djegës ndaj protestuesve, ndërsa është vendosur edhe një tel me gjemba për të ndaluar bllokimin e aksit.
Protestuesit thonë se duanë të ndërtohet një dalje tjetër lidhëse mes aksit të ri dhe atij të vjetër në mënyrë që dhe bizneset e tyre të mos dëmtohet. Kjo është protesta e dytë e banorëve të zonave që preken nga ndërtimi i aksit të ri Thumanë-Kashar.
“I bëjmë thirrje shtetit që të na hapë rrugën. Të kemi akses hyrje dalje. Fëmijët tanë ushqehen me këtë rrugë. Vetëm kërkojmë të hapet rruga dhe ta paguajmë”, tha një prej banorëve për mediat.
i.b./dita
Burimi