
Protesta në aksin Thumanë-Kashar, përplasje mes policisë dhe banorëve
👁1867
Banorët e Thumanës kanë dalë pasditen e sotme në protestë në lidhje me rrugën e re Thumanë-Kashar. Ata kanë bllokuar qarkullimin ndërsa në vendngjarje ka forca të shumta policie. Disa protestues janë ulur në asfalt ndërsa kanë bërë thirrje policisë të bëjnë punën e tyre teksa ata kërkojnë të drejtën e tyre për të protestuar.
Ndërkohë policia ka tentuar të largojë banorët nga njëra anë e rrugës veprim i cili ka sjellë tensione. Banorët janë përplasur me policinë ndërsa kanë bërë thirrje që të mos i shtyjnë dhe ti lejojnë të protestojnë.
i.b./dita
Burimi