
Projekti i Unazës së Madhe, shembet me shpërthim të kontrolluar Ura e Babrroit
👁845
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat xheniere të ushtrisë, realizoi shpërthimin e kontrolluar për demolimin e urës së Babrroit në kuadër të projektit “Unaza e Madhe” e Tiranës, faza 3.
IKMT bashkë me institucionet e tjera ligjzbatuese siguroi zhvillimin me sukses të këtij operacioni duke shmangur çdo rrezik për jetën e qytetarëve. Para shembjes së Urës së Babrroit u morën masa strikte dhe u ndaluan kalimet këmbësorëve dhe mjeteve afër saj.
i.b./dita
Burimi