![“Prisni të marr këpucët”, zbardhet biseda e Trump me agjentët pas të shtënave](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/prisni-te-marr-kepucet-zbardhet-biseda-e-trump-me-agjentet-pas-te-shtenave_6693f5b756a37.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
“Prisni të marr këpucët”, zbardhet biseda e Trump me agjentët pas të shtënave
I veshur me një këmishë të bardhë dhe xhaketë të errët dhe në kokë një kapele me sloganin e fushatës së tij “Make America Great Again” Donald Trump po fliste kundër emigracionit të paligjshëm, kur u dëgjuan të shtënat.
Pasi shkëmbyen me shpejtësi urdhrat, anëtarët e Shërbimit Sekret e ndihmuan Trumpin të ngrihej në këmbë, duke formuar një rreth pranë tij për ta mbrojtur.
Më pak se dy minuta pas të shtënave, ish-presidenti u largua nga vendi i ngjarjes dhe u fut në një automjet të zi. Ndërkohë është zbardhur një video e dialogut të tyre.
Agjenti: Gati? Prisni! Prisni! Shkoni përpara, le të shkojmë! Shkojme!
Agjenti: A jeni gati?
Agjenti: I armatosuri është neutralizuar! Gati për të shkuar?
Agjenti: Fusha është e pastër
Agjenti: Përpara, zotëri, le të shkojmë.
Trump: Më prit të marr këpucët
Agjenti: Unë po të mbaj
Trump: Prit të marr këpucët e mia
Agjenti: Mbaje në kokë, po të rrjedh gjak, i jep një shami
Agjenti: Kujdes. Prisni.
Trump ngre grushtin duke parë njerëzit
Trump: Luftoni! Përleshje! Përleshje!
Turma brohorit ‘SHBA! SHBA!”.
i.b./dita
Burimi