“Po avokojmë të jemi pjesë e Parlametit Europian”, integrimi në BE, Rama: Të dyja palët po buzëqeshin
Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria po avokon për të qenë pjesë e Parlamentit Europian.
“Jo me eurodeputetë që do të kenë të drejëne votës, por me ekipet tona që do të fillojnë të përgatiten për fazën kur ne do të kemi deputetët tanë në PE, dhe pse të fillojmë nga zero, Ne duhet të jemi aty me një status të caktuar për të pritur më pas eurodeputetët tanë”, tha ai, në konferencën me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver RÖPKE.
Sa i përket bisedimeve për procesin e integrimit, Rama u shpreh se “të dyja palët po buzëqeshin, askush s’është nervoz”.
Rama: Komiteti i Përbashkët Konsultativ nuk është fillimi i fundit, por fundi i fillimit ndërkohë që e kemi këtë nismë, edhe si projekt pilot, dëshirojmë që të zgjatet dhe të zgjerohet. Të dyja palët po buzëqeshin, askush nuk është nervoz, të gjithë janë të kënaqur me punën ë po bëhet. Nuk mund të jetë thjesht një hapësirë ose një periudhë kohore mos hiçgjësë dhe gjithçkaje. Kur një vend është në procesin e anëtarësimit në BE je në mesin e hiçgjësë, asgjësë, por kur je anëtar ke gjithçka. Diku në mes të këtyre të dyjave diçka duhet të ndryshojë dhe po ndryshon, kjo në sajë të vullnetit të mirë të këtij Komiteti dhe kësaj ane këtu në Bruksel.
Po bëjmë bisedime për integrimin gradual në BE.
Ajo që kërkojmë ne është të bëhemi pjesë e organeve të BE, jo për shkak të parave, por për ekspertizën që kjo sjell, për faktin që anëtarët tanë do të kupojnë se cila është e ardhmja kur të bëhemi shtet anëtar dhe për këtë nevojë që ne kemi përtë fuqizuar lidhjet tona.
Ne po avokojmë që të jemi të pranishëm edhe në Parlamentin Evropian, jo me eurodeputetë që do të kenë të drejëne votës, por me ekipet tona që do të fillojnë të përgatiten për fazën kur ne do të kemi deputetët tanë në PE, dhe pse të fillojmë nga zero, Ne duhet të jemi aty me një status të caktuar për të pritur më pas eurodeputetët tanë.
Rama shtoi se institucionet e BE-së janë zgjuar nga Presidenti Vladimir Putin dhe tha se shpreson që të mos i zërë sërish gjumi kur lufta në Ukrainë të mbarojë.
“Ka një ndryshim dramatik sa u takon kapaciteteve të BE-së për të dëgjuar, që kur Vladimir Putin i zgjoi institucionet e BE-së. Me vjen keq që i zgjoi ai dhe shpresoj mos t’i zërë përsëri kur lufta të mbarojë”.
Ndër të tjera, për procesin integrues kryeministri tha: “Nuk ka ndonjë gjë që ata që duhet të bëhen anëtarë të zgjedhin çfarë të bëjë. Quhet negocim, por janë detyra shtëpie. Duhet të bëjmë çfarë na kërkojnë. Por, e rëndësishme është ta bëjmë për veten tonë, jo për ta. Duke bërë çfarë kërkon procesi i anëtarësimit, është të bësh diçka të jashtëzakonshme për vendet tonë. Procesi është i fuqizimit të shtetit demokratik. Kushdo është i bekuar që është në Europë dhe nuk është i integruar në BE, ka këtë mjet. Kur flasim për demokraci institucionale, flasim për diçka shumë realiste sepse në e kemi BE-në”.
j.l./ dita
Burimi