Përsëri ata do të tundin kokën me admirim e do të thonë: “Aha, po – Ismail Kadare…”
Nga Arta Dade
Ikja e Ismail Kadarese erdhi e papritur. Kultura kombetare humbi njeriun qe me te shtrenjten ne jeten e vet pati letersine. Ne humbem shkrimtarin me te cilin te huajt identifikuan Shqiperine.
Por perseri e perseri kur te huajt te na pyesin se nga jemi e te pergjigjemi se jemi nga Shqiperia ata do te tundin koken me admirim e do te thone ‘Aha, po –Ismail Kadare!’ Kjo na ka ndodhur shpesh e do vazhdoje te jete po keshtu sa kohe do te ekzistoje deshira per te lexuar e njerezit do u kthehen e rikthehen librave ne bibliotekat e tyre per te mesuar e rikujtuar si ishte Shqiperia ne kohen e Kadarese.
Kur e takova Kadarene per here te pare isha studente ne vitin e pare te Fakultetit te Gjuheve te Huaja e me kishin ftuar te perktheja ne Kongresin e Peste te Rinise qe mbahej ne pallatin e sporteve ne Durres. Kadareja se bashku me Todi Lubonjen, asokohe drejtor i RTSH, ishte ne hollin e hotelit Adriatik ne plazhin e Durresit, vendi ku qendronin delegacionet e huaja qe kishin ardhur te pershendesnin Kongresin.
Kalova nxitimthi dhe dikush qe njihja prej kohesh me ndali dhe me prezantoi me te dy. Ishte Shtator ose Tetor 1972-kishte filluar nje lloj liberalizmi ne ajer në veçanti ne RTSH, i cili u shperfaq ne Festivalin e 13-te dhe u mbyt me denime te skajshme ndaj aktoreve kryesore te ketij festivali.
Takimi tejet i shkurter me Kadarene me mbeti gjate ne mendje. E kishim mesuar dhe recituar në programet mesimore te letersise në shkollen e mesme. Ishte botuar ‘Kronike ne Gur’ e duke iu referuar librit, shpesh me shoqet benim humor me fjalet e shprehjet e gjirokastriteve. Ishte ende heret per veprat e tjera si ‘Dimri i Vetmise se Madhe’ qe krijoi shqetesim tek nomeklatura e kohes apo edhe veprat e tjera qe pasuan.
Mbas shume vitesh, kur Shqiperia nisi perpjekjet per te lene pas trashegimine komuniste e per t’u bashkuar me familjen e vlerave demokratike euroatlantike e une u angazhova ne keto procese, pata rastin dhe nderin te takohesha perseri me Kadarene, të cilin tani e njihja, pa medyshje, shume here me mire se sa kur isha vetem nëntëmbëdhjetë vjeç.
Per mua ishte e pamundur te drejtoje Ministrinë e Kultures e te mos kishe jo vetem deshire por edhe obligim te takoje Ismail Kadarene. Ndjehesha e nderuar te shkembeja me te mendime rreth çështjeve te kultures sone kombetare e çfare duhej bere me shume per te permes politikave kulturore. Para tij mbeteshe perhere nxenes.
I paharruar do te mbetet per mua takimi ne Paris ne Dhjetor 2002, ne kohen kur isha Ministre e Jashtme dhe Kadareja pati shprehur kenaqesine e tij per emërimin tim ne krye te Ministrise se Jashtme. Ishte koha kur Shqiperia kishte nisur perpjekjet per integrimin ne strukturat Euroatlantike e bota nuk ishte me si me pare pas sulmeve terroriste te 11 Shtatorit.
Biseda me të të çonte pertej shkrimtarit te madh, ai ishte mbeshtetes i palekundur i rruges sone Europiane dhe i marredhenieve tona gjithenje ne rritje me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Roli i tij i patjetersueshem per cështjen kombetare i japin Kadaresë dimensionin e paperseritshem te gjeniut qe krijimtarine e la si thesar në pavdekësi për bashkëkombasit e vet kudo në botë dhe lartesoi si kurrë më parë dikush tjeter- Shqiptarinë.
Do të kemi mall por do te çmallemi me librat qe do u kthehemi e rikthehemi jo vetem per nostalgji por edhe per kohen qe jetuam me te e ngjarjet qe perjetuam ne ate e ne kete kohe.
Arta Dade
Burimi