Përmbytjet në Vlorë, Vengu: Hidrovori s’ka qenë në kushtet optimale, duhet investim i ri
Ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu në një prononcim për mediat ka folur për situatën e përmbytjeve në Vlorë, pas mbledhjes së Emergjencave.
Vengu tha se reshjet kanë qenë me intensitet të lartë, ndërsa u ndal edhe në shkaqe të tjera, duke thënë se sistemi i pompimit dhe Hidrovori s’ka qenë në kushte optimale. Ai paralajmëroi investime të reja për Hidrovorin, ndërsa në paktën e dëmshpërblimeve pritet të përfshihen përveç banesave, edhe bizneset.
Prononcimi i ministrit Vengu
Kemi realizuar një mbledhje të dytë të Emergjencave Vlorë, me prefektin dhe kryetarin e Bashkisë dhe gjithë strukturat, qoftë ushtarake apo të emergjencave civile që janë angazhuar në terren.
Kemi 250 forca civile dhe ushtarake në terren, në gjitha zonat e prekura, është ai trekëndëshi mes rrugës Romina Arbana,
Kishës Ortodokse dhe lagjes historike, që mbeten ende një pjesë të pallateve dhe garazheve të prekura nën ujë. 62 janë të evidentuara si të tilla, forcat janë angazhuar që të çlirohen ujërat që të vihen në funksionalitet të plotë stacionet e pompimit, që kanë pasur vështirësi mbrëmjen kaluar nga ai vërshim, sikundër hidrovori të vijojë punën në kushte optimale. Po bëjmë të mundur evidentimin e dëmeve që të qenë pranë qytetarëve dhe bizneseve.
Lagja historike ka pasur probleme, kemi 5 grupe të bashkisë atje, sepse është momenti ti qëndrojmë pranë gjithë qytetarëve, t’i evidentojmë dëmet dhe të shfrytëzojmë të gjithë ato instrumente financiare që i japim mund qoftë bashkisë qoftë emergjencave të dëmshpërblejnë banorët për dëmet që janë konstatuar. Në një periudhë të shkurtër të japim resurset financiare.
Shkaqet?
Ka shkaqe objektive, kemi një situatë ku në shumë pak orë kanë vërshuar 20 cm ujë. Ka dhe shkaqe teknike që lidhen me rrjetin infrastrukturor dhe të evakuimit të ujërave të zeza dhe bardha në nivel bashkie dhe qarku.
Janë evidente nga ekipet në terren që po shohin, që nga kolektorët deri te hidrovorët e stacionet e pompimit, situata nuk ka qenë detyrimisht në kushtet optimale. Na duhet të reagojmë dhe përmirësojmë përmes investimeve në javët në vijim.
Ndërhyrja ka qenë e shpejtë dh e duhur, pavarësisht se ekipet nuk lëvizin me media a foto, nuk do të thotë që s’kanë qenë në terren. Kanë qenë tre orë kritike nga ora 15:00 deri në 18:00 të pasdites së djeshme ku vërshimi ka qenë maksimal dhe i vështirë për t’u menaxhuar.
Dhe aksesi ka qenë i vështirë. Që nga ai moment kanë qenë në dispozicion edhe mjetet e kalueshmërisë së lartë të FA edhe fadromat, një lajm i mirë është që gjithë akset janë të kalueshme.
Kemi dyfishuar dhe po presim të na bashkohen edhe 10 mjete pompimi, 2 me kapacitet shumë të lartë pompimi që përdoren vetëm për rastet e Forcave të Armatosura. Çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve është prioritet, do ecim hap pas hapi, do shtensionojmë situatën në pallate.
A do dëmshpërblehen bizneset?
Legjislacioni parashikon një rend dëmshpërblimi që i jep përparësi individëve që preken dhe familjeve. Bizneset kemi instrumente të tjerë që po i konsiderojmë, siç janë rimbursimet përmes instrumentit tatimor dhe evidenca e dëmeve do përcaktojë edhe vlerën e instrumenteve tatimor, presupzohet që kanë instrumente të tjerë bizneset qoftë siguracioni. Ne s’do të përjashtojmë askënd, qoftë individët, familjarët dhe bizneset do u qëndrojmë pranë.
i.b./dita
Burimi